Policia në Etiopi ka vrarë 400 protestues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Policia në Etiopi ka vrarë 400 protestues

    Insajderi
    16 June 2016 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e sigurisë në Etiopi kanë vrarë më shumë se 400 njerëz në valën e fundit të protestave anti-qeveritare bazuar në të dhënat e publikuara nga organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

    Qeveria në anën tjetër thotë se është e  vetëdijshme se shumë protestues kanë vdekur, porse ka kontestuar shifrat e dhëna nga kjo organizatë duke thënë se ato janë të zmadhuara, shkruan BBC.

    Protestat e banoreve të Oromos ka filluar në nëntor të vitit të kaluar kur u zbulua një plan i qeverisë që të zgjerojë kryeqytetin drejt Oromos, dhe kështu u rrit frika se shumë bujq do të zhvendoseshin nga aty.

    Një hetim i bërë nga një komision i caktuar nga parlamenti ka gjetur se gjatë këtyre protestave janë vrarë 173 njerëzz.  Ministri i Informacionit, Getacheë Reda ka thënë se forcat e sigurisë kanë vepruar në mënyre “shumë profesionale dhe të përgjegjshme”./Insajdericom


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark