Qindra refugjatë thuhet të jenë mbytur në detin Mesdhe pasi barka e tyre është fundosur në tentim për të ardhur në Evropë, ka njoftuar një ambasador somalez.
Bëhet fjalë për më shumë se 400 refugjatë të mbytur, ka thënë ky ambasador për BBC-në.
Raportimet e para bëjnë të ditur se këta refugjatë ia kishin mësyrë Italisë dhe janë nga Somalia, Etiopia dhe Eritrea.
Ata ndodheshin në katër barka./Insajderi.com