Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës në listën e LDK-së, Sokol Havolli, tha se do të investojnë 8 milionë euro për ndërtimin e një “Gaming Hall”.
Havolli përmes një postimi në Facebook tha se industria e video lojërave deri më sot ka zero përkrahje dhe zero fokus nga të tjerët.
“Sot E-Sports kanë shikueshmërinë më të lartë se NBA. Janë menjëherë pas futbollit për nga shikueshmëria globale. Industria e video lojërave deri më sot ka zero përkrahje dhe zero fokus nga të tjerët. Përmes programit “Rruga e Re”, do të investojmë 8 milionë Euro për ndërtimin e një “Gaming Hall”-i me kapacitet prej 2,000 ulësve, një mundësi unike për zhvillimin e talenteve të rinisë kosovare dhe avancimin e industrisë së video lojërave në vend”, u shpreh Havolli.