41-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka vrarë me thikë një shtatzënë në Itali – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    41-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka vrarë me thikë një shtatzënë në Itali

    Insajderi
    19 December 2023 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 41-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë një shtetase italiane, 27-vjeçare në Treviso të Italisë.

    Siç raportojnë mediat italiane, i dyshuari me inicialet B.F, e ka rrahur dhe goditur viktimën, e cila ishte shtatzënë, shtatë herë me thikë në hyrje të shtëpisë së saj, duke e lënë në vend.

    Tutje, thuhet se viktima e kisha denoncuar në polici të dyshuarin më herët për përndjekje.

    Policia italiane është vënë në kërkim të shtetasit kosovar, pasi është marrë në pyetje bashkëshorti i viktimës.

    Ai është arrestuar më pas, teksa dyshohet se ishte klient i supermarketit ku punonte viktima.

    27-vjeçarja italiane ishte në pritje të fëmijës së dytë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark