Nerxhivane Halimi, mjekja kujdestare në QKUK ka bërë të ditur se 42 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, njofton Klan Kosova, transmeton Insajderi.
“Janë 42 të lënduar, kanë marrë lëndime nga armët e ftohta dhe ndrydhje nga paniku duke ikur, por nuk ka të lënduar me armë”.
Këta persona kanë mbetur të lënduar nga një incident që ka ndodh pak pas orës 23:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku u raportua se një person ka gjuajtur me armë derisa po mbahej festivali i birrës “Beer Fest”.