Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 436 raste të reja me koronavirus.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 203, Manastir-23, Veles-21, Kumanovë dhe Kavadar nga 22 etj.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 497 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.