Në ditën e 44, nisma “Për Maqedoni të Përbashkët” ka protestuar kundër Platformës siç e quajnë të Tiranës dhe kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë,transmeton Klan Kosova.
Organizatorët e protestave paralajmëruan se nuk do të heqin dorë dhe do të vijojnë protestat deri në momentin kur partitë politike do të përjashtojnë platformën.
Gjuetarët dhe bujqit sot ishin në krye të protestës duke kërkuar maturi dhe durim në këto momente siç i quajtën të vështira për Maqedoninë. Ata paralajmëruan se nëse është e nevojshme do të mblidhen me mijëra vetë në mbrojtje të shtetit,shkruan almakos.