Kandidati i PDK’së për deputet, Edon Cana, me numër 44 në listën votuese, ka mbajtur takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Cana tha se është nder dhe krenari të qëndroj pranë veteranëve.
“Në qytetin e Prizrenit së bashku me mikun tim, Kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetarin e Prizrenit dhe kandidatin për deputet mikun tim Kujtim Gashi, si dhe me shumë miq veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe invalidë të luftës në Prizren. Nder dhe krenari të qëndroj pranë tyre! Falënderues deri në përulësi ndaj çdo ushtari të UÇK-së”, u shpreh Cana.