44 vjet nga demonstratat studentore, Haradinaj: Shqiptarët dhanë mesazhin që nuk i nënshtrohen regjimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    44 vjet nga demonstratat studentore, Haradinaj: Shqiptarët dhanë mesazhin që nuk i nënshtrohen regjimit

    Insajderi
    11 March 2025 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 44 vjetorin nga demonstratat studentore kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme.

    Haradinaj ka thënë se ajo epokë ishte vendimtare në historinë më të re të Kosovës

    “Demonstrata e 11 marsit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme. Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e protestuesve të vitit 1981, vazhdoi rrugën e qëndresës deri në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me gjakun dhe sakrificën e saj, ajo e bëri realitet ëndrrën e lirisë që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark