45 mijë nënshkrime ndalojnë dëbimin e një familje shqiptare nga Gjermania - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    45 mijë nënshkrime ndalojnë dëbimin e një familje shqiptare nga Gjermania

    Insajderi
    07 April 2016 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania ka anuluar vendimin për dëbimin nga vendi të djaloshit 14 vjeçar nga Shqipëria, i cili kishe migruar me familje në Gjermani, për të kërkuar shërim për një problem shëndetësor.

    Anulimi i vendimit u bë pasi që shokët dhe shoqet e klasës së Glendis Demirit, kishin organizuar një peticion përmes të cilit mblodhën mbi 45 mijë nënshkrime.

    Kujdestarja e tij e klasës, mësuesja Fynny Jeschke, ka theksuar se në Shqipëri shërimi i sëmundjes nuk është e mundur dhe ajo shpreson se familja mund të qëndrojë në Berlin për shkaqe humanitare.

    “Ai na ka hyrë shumë në zemër. Këtu ka gjetur shokë dhe ne e konsiderojmë atë si një shembull të integrimit të suksesshëm”, thotë mësuesja, shkruan Albinfo.ch

    Por aktualisht, autoritetet për shtetas të huaj, ia kanë vazhduar për një muaj qëndrimin familjes Demiri, për t`i dhënë kohë që gjatë kësaj periudhe të ofrojë më shumë argumente për të merituar të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

    Familja Demiri, sipas vendimin paraprak është dashur të ktheheshin në vendlindje më 31 mars të këtij viti. Djaloshi nga Shqipëria ndjek mësimet në një gjimnaz të Berlinit./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark