Ministria e Infrastrukturës ka parashikuar se vlera e tenderit për zgjerimin dhe rehabilitimin e magjistrales Prishtinë-Pejë do të jetë 47 milionë euro.
MI’ja ka publikuar njoftimin paraprak të prokurimit lidhur me projektin e rrugës Kijevë-Zahaq, shkruan Gazeta Insajderi.
Procedurat për përzgjedhjen e kontraktuesve, pra, tashmë kanë filluar.
Përkundër pakënaqësive të banorëve të asaj zone, Qeveria kishte ndërmarrë vendimin për shpronësimin e asaj zone.
Madje, banorët e fshatrave që preken nga shpronësimet kanë dalë në protestë për këtë. /Insajderi.org/