47 raste me 33 persona të arrestuar për terrorizëm gjatë këtij viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    47 raste me 33 persona të arrestuar për terrorizëm gjatë këtij viti

    Insajderi
    27 December 2016 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës të bërë gjatë këtij viti, por ka kritikuar gjykatat që sipas tij nuk kanë qenë efektive në përfundimin e rasteve të iniciuara.

    Në konferencën përmbyllëse të këtij viti, Hyseni tha ndër të tjerash se është bërë punë e madhe në adresimin e problemit të trafikimit me qeniet njerëzore, luftën ndaj terrorizmit duke kryer operacione komplekse.

    Hyseni ka njoftuar se Policia e Kosovës ka zhvilluar 900 operacione të ndryshme, të cilat i cilësoi si të suksesshme.

    “Policia e Kosovës gjatë vitit që po e lëmë pas ka zhvilluar mbi 900 operacione të ndryshme, disa nga ato operacione shumë komplekse, por absolutisht të suksesshme. Ka goditur mbi 38 grupe kriminale duke arrestuar 1,246 persona dhe ka ushtruar 1,154 kallëzime penale”, tha ai.

    Sa i përket fushës së terrorizmit, Hyseni tha se Policia e Kosovës ka trajtuar 47 raste, janë arrestuar 33 persona dhe janë ngritur 30 kallëzime penale.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark