Një 47-vjeçar nga Kosova u dërgua në burg menjëherë pasi mbërriti në Aeroportin e Munihut nga Prishtina të hënën, raporton “Kreisbote”.
47-vjeçari kishte tri urdhërarreste.
Ai ishte dënuar për fyerje, kërcënime dhe shkelje të ndryshme të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna.
47-vjeçari nuk ka mundur të paguajë gjobën prej mbi 10 mijë euro. Tani përballet me dënim zëvendësues me 256 ditë burg në burgun e Erdingut.
Pas vuajtjes së dënimit, ai do të kthehet në vendin e origjinës, Kosovë, pasi përveç urdhërarrestit, atij i është ndaluar hyrja në Gjermani.