47-vjeçari ndërroi jetë pas marrëdhënies intime, në burg për prostitucion 37-vjeçarja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    47-vjeçari ndërroi jetë pas marrëdhënies intime, në burg për prostitucion 37-vjeçarja

    Insajderi
    07 December 2024 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Korçës ka lënë në burg 37-vjeçaren Vaide Shuli me akuzën e ushtrimit të prostitucionit.

    Kjo shtetase vetëm pak ditë më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Celnik Melcellari, kundrejt pagesës.

    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 47-vjeçari nga Sovjani me banim në Korçë, në një banesë të marrë me qira, gjatë aktit seksual ka pësuar hipertension, çka i ka sjellë edhe vdekjen.

    Në dëshminë e saj, edhe para trupit gjykues, 37 vjeçarja është shprehur se ka ofruar viktimës të telefonojë urgjencën e spitalit për të marre mjekim, por ky i fundit nuk ka pranuar.

    Sipas akuzës, 47-vjeçari ka ndërruar jetë brenda në automjetin e tij, në prezencë të Vaide Shulit, e cila nuk ka lajmëruar as policinë për ngjarjen e ndodhur por është larguar drejt banesës së saj, aty ku është arrestuar pas gjetjes së shenjave të gishtërinjve brenda në automjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark