47-vjeçari tmerron infermierin, i shkon me thikë, sëpatë e levë  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    47-vjeçari tmerron infermierin, i shkon me thikë, sëpatë e levë 

    Insajderi
    16 June 2022 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 47-vjeçar është arerstuar në Maliq, pasi ka ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, shtetasin B. R, infemier.

    Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati, ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, shtetasin B. R., me detyrë infermier. Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj shtetasit R. Gj., i gjetën një thikë, një sëpatë dhe një levë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark