×
  • Lajme
  • Lajme

    470 mijë persona të vaksinuar në Shqipëri

    Insajderi
    30 April 2021 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se gjatë ditës së premte në Shqipëri janë realizuar 23655 duke shtuar se procesi vijon pa ndaluar nga veriu në jug.

    Që nga nisja e pandemisë, sipas shifrave të ministrisë në Shqipëri janë vaksinuar në total 470 mijë qytetarë, duke iu afruar objektivit të qeverisë për të vaksinuar 500 mijë qytetarë brenda muajit maj.

    “Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Ia kemi dalë të kryejmë mbi 470 mijë vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark