Prokuroria Speciale ka njoftuar për bastisjet dhe arrestimet e ditës së sotme në Ministrinë e Tregtisë dhe në restaurantin e Ridvan Muharremit, “Bukë e Zemër”.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e tjerë të MINT-it dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.
Në njoftim thuhet gjithashtu se tre personat e arrestuar sot do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.