Arkimed Lushajt, apo reperi i njohur Stresi është ndaluar prej 48 orësh me vendim të prokurorit të shtetit.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, tha Rugova.
Reperi është dorëzuar mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Pejë pasi muaj më parë kishte një fletarrest ndaj tij.
Stresi është paraqitur me avokatin e tij ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.