×
  • Lajme
  • Lajme

    48 orët e para të Metës në qeli, kush e ka takuar?

    Insajderi
    25 October 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    48 orët e para në qeli për ish-presidentin Ilir Meta kanë qenë të qeta dhe të zakonta. Kjo është bërë e ditur nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve, sipas të cilit ai ka qëndruar i vetëm në një dhomë observimi, ku i paraburgosuri i nënshtrohet ekzamimineve mjekësore.

    “Prej mbrëmjes së të mërkurës kur GJKKO la në fuqi masa e arrestit me burg, ish-presidenti u shoqërua drejt ambienteve të paraburgimit 313. Në këtë godinë, 48 orët e para kanë qenë të qeta dhe të zakonta sipas burimeve nga drejtoria burgjeve. Meta është akomoduar në një sektor të veçantë që emërtohet si dhomat e observimit, me kushte bazike. Një dhomë ku i paraburgosuri i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të konstatuar nëse ka ndonjë problem shëndetësor dhe për t’u krijuar një raport të plotë dhe për t’u përcjellë në qelitë e tjera të paraburgimit. Në këto 48 orë meta ka qëndruar i vetëm në qeli. Nuk e ndan me askënd”, tha gazetari i A2.

    Sipas tij, i vetmi vizitor që ka takuar ish-presidentin ka qenë avokati Genc Gjokutaj, ndërsa raportoi për kërkesa të shumta nga familjarë e të afërm që duan të takojnë Ilir Metën.

    “Na është konfirmuar se i vetmi i persona ka qenë avokati i tij që e ka takuar. Nuk kanë munguar as të tjera kërkesa për takime me ish-presidentin Meta nga familjarë e të afërm, kolegë apo bashkudhëtarë të tij politikë. Por deri në këto momente nuk ka takuar askënd. Kjo për faktin se takimet me Metën duhet të miratohen më herët nga drejtoria e burgjeve dhe prokurorët e SPAK se dosja vijon në hetim. Derisa të kalojnë kërkesat e bëra të merret miratimi mund të lejohen familjarë apo të afërm që ligji i lejon. I vetmi vizitor ka qenë avokati Genci Gjokutaj”,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark