48-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vërboc të Kllokotit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    48-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vërboc të Kllokotit

    Insajderi
    18 June 2025 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën në shtëpinë e tij në fshatin Vërboc të komunës së Kllokotit.

    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

    Sipas tij, disa familjarë kanë deklaruar se personi ka jetuar i vetëm dhe kishte probleme shëndetësore.

    “Njesitë policore, së bashku me ekipin mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi, mashkull kosovar i lindur në vitin 1977, ishte pa shenja jete,” ka deklaruar Osmani.

    Ai shtoi se gjatë hetimeve preliminare, të zhvilluara në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë në praninë e mjekësisë ligjore, nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime në trupin e të ndjerit.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

    Sipas Osmanit, hetuesit nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdojnë procedurat hetimore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark