Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, njëheresh kandidate për deputete nga radhët e Nismës, Arbëreshë Krasniqi ka thënë se ndjehet e lumtur për nisjen e realizimit të projektit për çerdhe publike në fshatin Bellanicë.
“Është dashur vullnet e motiv i jashtëzakonshëm të arrijmë në këtë pikë,
Vendosja e gurthemelit tregon përkushtimin tim dhe insistimin e vazhdueshëm, për atë që e kemi premtu para qytetarëve, tani po e realizojojmë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Ne mbajmë Fjalën,
Ne kemi #veçVepra!
Në Komunën time 5 Çerdhe publike!
Të dashur qytetarë të Bellanicës, jam e lumtur, por edhe ballëhapur e krenare që të ndaj me ju lajmin se po nisim të realizojmë projektin më të rëndësishëm, Çerdhe në Bellanicë.
Është dashur vullnet e motiv i jashtëzakonshëm të arrijmë në këtë pikë,
Vendosja e gurthemelit tregon përkushtimin tim dhe insistimin e vazhdueshëm, për atë që e kemi premtu para qytetarëve, tani po e realizojojmë.
Çerdhe në Malishevë, Kijevë, Banjë, e tanimë edhe në Bellanicë!
Urime Bellanicë❤️