Mediumi britanik BBC ka raportuar për gjërat që dihen deri më tani për sulmet që kanë ndodhur në Londër.
Ja një përmbledhje e asaj që dimë deri më tani:
Policia konfirmon se ka më shumë se një fatalitet
Raportet sugjerojnë se ka më shumë se një incident në Londër – policia britanike po përballet me tri sulme
Një furgon i bardhë ka sulmuar këmbësorët në Urën e Londrës rreth orës 22:15
Pak kohë më parë, është raportuar për tre burra që mbanin thika në një market në Londër – oficerët e policiës u janë përgjigjur me të shtëna me armë
Një incident i tretë po zhvillohet në lagjen Vauxhall të Londrës