×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    5 kompanitë që dominuan botën e teknologjisë në 2016-n

    Insajderi
    02 January 2017 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vit i mbushur plot me të reja, vetëm pak kompani arritën të linin gjurmë në 2016-tën. Ndërsa kompanitë më me influencë në 2016-tën, janë këto.

    Apple

    2016-ta do të mbahet mend si viti kur Apple hodhi tutje kufjet tradicionale 3.5 mm. Gjatë muajit Shtator kur lançoi “iPhone 7 dhe 7 Plus”, kompania pati një numër të madh spekulimesh.

    Telefonat e rinj të Apple nuk kishin portë 3.5 mm për kufjet, ato ishin rezistent ndaj ujit dhe kishin një kamerë më të mirë. Në vend të kufjeve 3.5 mm Apple prezantoi “AirPods”, kufjet wireless apo pa tel të cilat akoma s’kanë filluar të shiten pasivisht.

    Në vazhdën e kësaj ngjarje e cila tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve, erdhi “MacBook Pro” me butonat inovative funksionalë me prekje, Touch Bar.

    Pavarësisht kritikave që Apple nuk i kanë munguar asnjëherë, kompania shënoi një tjetër vit fenomenal citonin raportet duke lënë pas rivalët jo vetëm në tregun mobil por edhe atë të laptopëve. Shërbimi i muzikës “Apple Music” arriti 20 milion abonentë.

    “MacBook Pro” u shit në pesë ditë më shumë sesa rivalët kishin shitur laptopë në 10 muaj.

    iphone-7

    Alphabet/Google

    U deshën vetëm tre ditë prezantime, njoftime dhe demo që Google të përgatitej për vënien në jetë të planit ambocioz për 2016-tën.

    Njoftimet e mëdha filluan në gusht me mbërritjen e “Android Nougat” dhe një muaj më vonë erdhi aplikacioni i komunikimit “Allo” i cili formalisht çeli rrugën për asistentin e ri virtual të Google.

    Megjithatë u desh një tjetër eveniment që të tregonte suprizat që kompania kishte rezervuar. “4K Chromecast Ultra”, routeri “Google Wi-Fi”, paisja e realitetit virtual “DayDream” dhe produkti i shtëpisë inteligjente “Google Home” ishin disa prej ngjarjeve më të bujshme të vitit.

    Por ai që pushtoi titujt e lajmeve ishte telefoni kampion “Pixel” i cili erdhi në dy versione, X dhe XL, duke shkurorëzuar markën “Nexus” e cila tashmë është vetëm një monument.

    Dhe qershia mbi tortë për Google këtë vit ishte dominimi i mëtejshëm i Android i cili sundonte 87.5 % të telefonave të shitur gjatë vitit. E thënë ndryshe 9 në 10 telefon janë Android.

    pixels

    Microsoft

    Për Microsoft, 2016-ta ishte e gjitha “Krijo dhe Lidhu.” Tetori priti një tjetër eveniment madhështor për Windoës 10-tën e cila do të marrë përditësimin e Krijuesve në tre mujorin e parë të 2017-tës. Microsoft zbuloi një sërë mjetesh dhe resursesh të reja ku spikatën aplikacioni i ri Paint tashmë tre dimensional dhe platforma kreative Remix3D.

    Zhvilluesi i Windoës-it nuk e la me kaq. Titani i Redmontit prezantoi një version të përmirësuar të “Surface Book” me fuqi të shtuar në përpunimin e të dhënave grafike për realitetin virtual dhe një bateri e cila mbijetonte 16 orë punë.

    Gjithashtu na tregoi se kompania e ka shumë seriozisht me realitetin virtual duke ofruar një pasqyrë të disa prej produkteve me kosto të ulët që po vijnë në 2017-tën.

    Por momenti më i spikatur ishte “Surface Studio”, një kompjuter All-in-One, i pari desktop prodhuar nga Microsoft. I ngjashëm me iMac në flizofi, paisja ka një dizajn të mrekllueshëm me çdo komponent të shkrirë brenda ekranit.

    Vjen me një pajisje e quajtur “Surface Dial” e cila ofron mundësi të larta krijimi dhe editimi kur vendoset mbi ekran. Lëvizja e fundit madhore e kompanisë për këtë vit ishte “Microsoft Teams”, një konkurrent i drejtpërdrejt i Slack, ndërtuar për të lehtësuar komunikimin mes ekipeve të punës duke krijuar një ambjent produktiv.

    Surface Studio Dial microsoft

    Amazon

    Askush nuk mund të mohojë boksin inteligjent Echo të Amazon dhe gjigandi i tregëtisë online vijoi të zgjeronte mundësitë e ofruara nga Echo. Kompania prezantoi “Amazon dot” dhe “Amazon Tap”, dy asistentë të rinj të shtëpisë inteligjente.

    Amazon shtoi përmbajtje e disponueshme në shërbimet online të transmetimit duke përmirësuar ndjeshëm shërbimet audio dhe video. Në Tetor lançoi “Amazon Music Unlimited” për tu ballafaquar me Spotify dhe Apple Music ndërsa muajin e kaluar ofroi për mbarë botën shërbimin “Prime Video”.

    “Amazon Go” ishte vizioni i ri i kompanisë i cili premton të transformojë fundamentalisht botën e dyqaneve online.

    amazon

    Nintendo

    Nintendo tronditi botën e teknologjisë këtë vit dhe jo pa ndonjë arsye. Gjatë muajit Mars zhvilluesi legjendar i video lojërave bëri hapin e parë drejt lojërave mobile me rrjetin social “Fremium Miitomo” i cili shënoi sukses me 10 milion shkarkime në mbarë botën.

    U desh që të vinte vera e 2016-tës dhe “Pokemon Go” në mënyrë që potenciali i kompanisë të dilte në dritë. Një javë pas debutimit, kjo lojë theu rekord pas rekordi dhe pati po aq përdorues ditor sa dhe Snapchat e Tëitter.

    Edhe pse shkëlqimi filloi të venitej me kalimin e javëve, Pokemon Go arriti të tejkalonte lojërat e suksesshme si Clash Royale, Traffic Rider dhe Slither.io për tu bërë loja numër 1 në 2016-tën.

    Në Shtator, gjatë prezantimit të iPhone 7, Nintendo hodhi një tjetër bombë kur tha se “Super Mario Run”, po vjen në Android dhe iOS. Pcworld.

    pokemon

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark