
Qytetari Rigon Zuka gjatë së martës kishte raportuar te Gazeta Insajderi, se vetura e tipit Mercedess-E Class, ngjyrë e bardhë i ishte vjedhur para një depoje në afërsi të “Prishtina Mall” për derisa ai qëndronte brenda në depo.
Sot, Zuka ka premtuar se kush do që e tregon vendndodhjen e automijetit të tij, do ta shpërblejë me 5000 euro, shkruan insajderi.
“Isha në një depo afër “Prishtina Mall”, qëndrova një kohë të shkurtë dhe kur dola kerri nuk ishte aty. E lajmërova edhe policinë por përmes Insajderit dua t’ju bëjë apel qytetarëve që e shohin këtë veturë të lajmërojnë në poici ose në këtë numër të telefonit: +383 44769509. Kushdo që ma tregon vendin e automijetit tim, do ta shpërblejë me 5000 euro”, ka thënë Rigon Zuka.