5 mijë refugjatë shpëtohen në detin Mesdhe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    5 mijë refugjatë shpëtohen në detin Mesdhe

    Insajderi
    20 May 2017 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 5 mijë refugjatë të nisur për Itali janë shpëtuar në ujërat e bregdetit të Libisë mes të enjtes dhe të shtunës në mëngjes nga rojet bregdetare italiane dhe libiane, sipas deklaratave të dy shteteve, raporton Al Jazeera.

    Rreth 2,900 njerëz janë shpëtuar të enjten, 2,300 prej të cilëve janë gjetur në ujëra ndërkombëtarë dhe janë dërguar në Itali, përderisa 580 të cilët ishin në ujërat Libiane janë kthyer në shtetin veri-Afrikan.

    Prej të premtes deri të shtunën në mëngjes, rojet bregdetare kanë shpëtuar edhe 2,100 refugjatë të tjerë të ngarkuar në 17 anije, por gjetën trupin e një burri të mbytur, kanë treguar rojet bregdetare italiane.

    Refugjatët e mbijetuar kanë treguar të premtën për arrestimet e paarsyeshme, skllavërinë dhe rrahjet në Libi, raporton Reuters.

    “Libia është çmendur. Ata na arrestojnë, policia… ata na vënë në një vend… dy, tri ditë pa bukë, pa ujë. Ata na rrahin”, ka treguar Alseer Issa Ibrahim, 28-vjeçar, nga regjioni i Sudanit.

    John Osifo, një 29-vjeçar nigerian, ka kaluar 11 muaj në Libi. Ai tregon që nuk planifikonte të shkonte në Evropë, por pas disa muajve ku punonte në një autolarje, një burrë i shkatërroi pasaportën dhe lejen e punës, duke e bërë kështu emigrant të parregullt, dhe kështu i është dashur të punonte punë të rënda.

    “Në Libi ata besojnë që të zinjtë janë skllevër. Kështu na quajnë. Ata na rrahin kur duan”, tregon ai, duke treguar shenjën në dorën e tij të majtë.

    “Ata na dërgojnë në puna, na detyrojnë të bëjmë punë të vështira pa na paguar… ndonjëherë ata na dërgojnë në një burg ku ata të mbajnë dhe të rrahin”, ka thënë ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark