Vitia: Deri në fund të vitit gratë tona do kenë mundësi t’i marrin shërbimet në një repart modern – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vitia: Deri në fund të vitit gratë tona do kenë mundësi t’i marrin shërbimet në një repart modern

    Insajderi
    31 March 2023 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar detaje nga angazhimi i tij në fushën e shëndetësisë.

    I ftuar në Radio televizionin e Kosovës ai ka thënë se reparti i gjinekologjisë ka kushte për procedurën e fertilizimit të asistuar tashmë pasi është investuar një shumë e madhe e parave.

    Ai ndër tjerash tregoi se çiftet në Kosovë për të njëjtën procedurë kanë shpenzuar më shumë se 5 milionë euro në mungesë të kushteve në vendin tonë, shkruan Insajderi

    “5 milionë euro për te pasur mundësi te behën me fëmij, pa llogaritur çmimet qe shkojnë jashtë Kosovës, Synimi ka qene te ndikojmë ne mënyre konkrete në zgjedhje të çështjeve te qytetareve. Po ashtu ligji për produkte e pajisje medicionale… projektligji për inspektime shëndetësorë shume i rëndësishëm. Nga sivjet do ti kemi 42 inspektor me shume, nga 12 ne 42 ku do te ndikoj ne monitorimin dhe mbarëvajtjen e sektorit te shëndetësisë”, tha Vitia në RTK.

    Ai tha se ky repart do të furnizohet me të gjithab pajisjet deri në fund të vitit 2023.

    “Siç keni pasur mundësi ta shihni, para pak ditësh ose një jave kam qene me zonjën Vjosa në Gjinekologji ku i kemi pare investimet infrastrukturore ku kanë përfundu para 2 muajve i kemi alokuar 1.6 milion euro për ti blere pajisjet. Deri ne fund te vitit gratë tona do kenë mundësi ti marrin shërbimet ne një repart modern me te gjitha pajisjet me moderne, nuk do ti kenë spitalet as ne rajon se lere ato private”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark