5 pozicionet si duhet të flini kur keni dhimbje shpine - Insajderi
×
LifeStyle

5 pozicionet si duhet të flini kur keni dhimbje shpine

Insajderi
11 June 2024 - 18:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhimbja e shpinës është shumë e bezdisshme dhe pozicione, në të cilën shtrihemi mund ta përkeqësojë edhe më shumë.

Disa nga pozicionet, të cilat rekomandohen nga mjekët për personat, të cilët vuajnë nga këto probleme janë:

Shtrirja në shpinë

Kjo metodë është shume efektive, sepse mundëson që pesha e trupit të shpërndahet në të gjitha pikat e trupit dhe jo vetëm në një zonë. Vënia e një jastëku poshtë gjunjëve mundëson që boshti kurrizor të jetë në pozitën e tij natyrale.

Shtrirja anash me një jastëk në mes gjunjëve

Edhe pse shtrirja anash dihet që është një pozitë shumë e rehatshme gjithsesi mund të shkaktojë probleme në shtyllën kurrizore. Vendosja e një jastëku mes dy këmbëve ndihmon në mbajtjen e pozitës së natyrale të ijeve, pelvisit dhe shtyllës kurrizore.

Shtrirja në pozitën e ‘fetusit’

Për njerëzit e diagnostikuar me herni diskale, është shumë e rëndësishme ta aplikojnë këtë pozitë. Kjo pozitë e trupit ndihmon në shtrirjen e nyjeve dhe përkuljen e boshtit kurrizor.

Shtrirja në gjoks dhe vendosja e një jastëku në bark

Shtrirja në gjoks, konsiderohet si një ndër pozitat më të papërshtatshme.

Mirëpo për personat me herni diskale apo çrregullim të diskut kjo pozitë mund të jetë shumë e përshtatshme.

Shtrirja në një pozitë të pjerrët

Kjo pozitë nuk është shumë e favorshme për shumicën e njerëzve, përpos atyre të cilët vuajnë nga një lloj i spondilolistezës – shkruan MedicalNewsToday.

Një ndër faktorët kryesor të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të çrregullimeve dhe sëmundjeve të lidhura me shtyllën kurrizore është gjetja e një jastëku të përshtatshëm dhe ortopedik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark