Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar pesë raste të reja me koronavirus dhe një 63-vjeçar nga Saranda ka humbur betejën me sëmundjen infektive, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.
Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë pesë raste, prej tyre tri në Shkodër dhe dy në Tiranë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.702 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.384 raste, prej tyre 129.702 janë shëruar, 230 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 2.452 persona.