Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2761 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 516 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 597 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.