Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.275 teste të kryera janë regjistruar 358 raste të reja me koronavirus, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 341 pacientë, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 5 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 97.459 raste, prej të cilëve 88.301 janë shëruar, ndërsa 3.003 kanë ndërruar jetë dhe 6.152 janë raste aktive.