×
  • Lajme
  • Lajme

    50 deputetë firmosin për shkarkimin e Ilir Metës

    Insajderi
    03 May 2021 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarizohet nisma për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në shkresën drejtuar Kuvendit mazhoranca akuzon kreun e shtetit se ka shkelur Kushtetutën me deklaratat gjatë fushatës zgjedhore duke sjellë ndasi sociale politike mes njerëzve.

    Ilir Meta data 21 Prill: “Ti mprehin sopatat, lopatat e sfurqet për të dielën…”

    Ilir Meta, data 23 Prill: “Ambasadorja amerikane të mos më thojë se çfarë do bëj në llogari të Edi Ramës..”

    Ilir Meta, data 1 Mars: “Kush prek votën ti pritet dora…”

    Këto deklarata të ashpra para zgjedhjeve i vendosën serish në rrezik Ilir Metës postin e kreut të shtetit. Në një dokument prej 41 faqesh, 50 socialistë kanë hedhur firmën për të shkarkuar presidentin, bashkëngjitur një sërë provash që sipas firmëtarëve vërtetojnë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij politike.

    “Në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021, Presidenti i Republikës ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjelle të cilat në vlerësimin tonë përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Këto akte janë bërë shkak për ndas sociale-politike dhe nuk i kanë shërbyer interesit të përgjithshëm të popullit shqiptar”, thuhet në shkresën e socialistëve, tashmë e dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

    Numri 2 i Partisë Socialiste Taulant Balla shpreh vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj nisme ndërsa nuk përjashton mundësinë për t’iu drejtuar sërish Komisionit të Venecias.

    “Besoj që Kuvendi e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri në datën 8 Korrik që është data e fundit e mbledhjes së këtij Kuvendi. Në këtë këndvështrim nuk do doja të bëja asnjë deklaratë tjetër përpara se Komisioni i Ligjeve ta shqyrtojë kërkesën. Nuk dua që të ndërhyj aspak në mandatin që ka Komisioni i Ligjeve. Besoj se në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur janë të gjitha provat e nevojshme dhe të domosdoshme që jo vetëm argumentojnë qëndrimin tonë, por janë provat e nevojshme për të iniciuar shkarkimin e Presidentit.

    Besoj që Kuvendi po bën gjënë e duhur në kushtet që një President nuk po ushtron detyrën e Presidentit të Republikës. Presidenti nuk e ka ushtruar këtë mandat sipas detyrime kushtetuese. Nuk do të zhvillojmë asnjë hap pa këtë komunikim dhe opinionet e vyera të ‘Venecias’”, u shpreh Balla.

    Pas deklaratës së Taulant Ballës, ka reaguar menjëherë kreu i shtetit i cili i ka konsideruar shashka këto përpjekje ndërsa ka kërkuar hetimin e krimeve zgjedhore. /tvklan.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark