![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Në vendkalimin administrativ Jarinje në hyrje të Kosovës ndodhen 50 kamionë me mallra nga Serbia, pasi qeveria e Kosovës dje ka ndaluar hyrjen e kamionëve me targa serbe në Kosovë.
Kosovo Online raporton se qarkullimi i udhëtarëve po zhvillohet normalisht, me kontroll të shtuar të automjeteve dhe udhëtarëve.
Mirëpo, që nga ora 16:00 e djeshme, kamionët me targa të Serbisë nuk janë lejuar të hyjnë.
Autoritetet e Kosovës kanë marrë këtë masë dje pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe.
Siç u tha, masat janë marrë për arsye sigurie dhe deri në vlerësimin e ri do të forcohet kontrolli i automjeteve në vendkalimet administrative. /Insajderi.org