“50 me 50”, selektori i Zvicrës flet për publikun në lojën Zvicër – Kosovë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “50 me 50”, selektori i Zvicrës flet për publikun në lojën Zvicër – Kosovë

    Insajderi
    04 September 2025 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën.

    Trajneri zviceran u pyet edhe publikun, pasi siç dihet nesër në tribunat e stadiumit të Baselit do të ketë një numër të konsiderueshëm të tifozëve shqiptarë për t’i përkrahur “Dardanët”, shkruan “Gazeta Express”.

    Yakin ishte i shkurtër në përgjigjen e tij: “Për në është një ndeshje në shtëpi. Sa u përket tifozëve mendoj se do të jenë 50 me 50”, deklaroi Yakin.

    Shumë mërgimtarë, qofshin ata duke jetuar në Zvicër apo edhe në vendet tjera evropiane, pritet t’ia mësyjnë nesër stadiumit “St. Jakob Park” në përkrahje të Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45.

    Kontingjenti i ekipit kosovar ka mbërri tashmë në tokën Helvetike dhe lojtarët janë të gatshëm për ta dhënë nesër maksimumin nga vetja për atdheun e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark