Biznesmeni turk ofron 50 milionë euro kredi për stadiumin e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni turk ofron 50 milionë euro kredi për stadiumin e Kosovës

    Insajderi
    17 March 2017 - 07:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Kompanisë nga Turqia “Akay Construction INC, Ertan Olgun, ka thënë se janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për stadiumin e Kosovës dhe se ky stadium do të jetë gati për 18 muaj.

    “Stadiumi do të jetë ndër 9 stadiumet më të bukura në botë dhe paratë do të jepen me kamata të ulët, ndoshta edhe pa kamatë. Stadiumi do t’i ketë 25 mijë ulëse”, ka thënë ai.

    Ndryshe dje delegacioni turk, që ka vizituar Kosovën dhe  ka takuar zyrtarë të institucioneve të vendit dhe të FFK-së, njofton RTKlive.

    Ata janë takuar me sekretarin e përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Kurse nuk janë pritur nga Ministri i Kulturës dhe Rinisë dhe Sporteve.

    Delegacioni nga kompania turke, “Akay Construction INC”, përbëhet nga drejtori Ertan Olgun dhe zëvendësin e tij Murat Ozturk dhe nga miku i madh i FFK-së, Kenan Kurtesh./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark