
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me akuzat për shkëmbimin e pronave, pas një videoje të publikuar, ku ata akuzojnë njëri-tjetrin për keqpërdorime.
Këtë konfirmim e ka bërë prokuroria për Insajderin, duke thënë se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe se për momentin nuk mund të jepen detaje shtesë.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës, andaj për momentin më shumë informata lidhur me këtë nuk mund të jepen,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Rasti ka ndodhur gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës më 9 dhjetor, ku asambleistët e Vetëvendosjes shfaqen të shqetësuar nga shefi i tyre, Gëzim Sveçla.
Ata janë përfshirë në një debat të ashpër, pas presionit që Sveçla u kishte bërë për të mos e miratuar buxhetin e komunës për vitin 2025.
Në videon e publikuar, Gëzim Sveçla dhe asambleisti Berat Lahu përmendin shkëmbimin e pronave në Badovc, duke aluduar për një skemë të dyshuar të vjedhjes së 50 milionë eurove në emër të kryeministrit Albin Kurti.
Theksojmë se vendimi për këmbimin e pronave në Badovc ishte anuluar më 27 vota pro nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në shkurt të këtij viti. Seanca, e cila kishte për qëllim të rishqyrtonte këtë çështje, ishte thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Pjesë nga biseda:
Egzon Azemi: Nëse të kanë kërcenu me burg kallxo, për qeta nuk po të bojë presion
Berat Lahu: O Egzon, unë e kam vuajt e kam kry dënimin
Egzon Azemi: Mos tolero burr…
Berat Lahu: Unë nuk shitna… kur mi kallxon negociatat, për Badovcin tani
Egzon Azemi: Nëse të shantazhojnë me burg kallxo…
Berat Lahu: Ski nevojë ti më më mbrojtëm, e mbrojë unë veten
Berat Lahu: Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin, unë kam me dalë
Berat Lahu: Mu s’mundet me më shantazhu kërrkush, as ti as kurrkush – se ti e bën, se qekjo është shantazh, është presion, mos bo hajgare
Egzoni: Ja nuk është shantazh, presion për mbrojtjen e interesave të popullit a?
Berat Lahu: Interesi i popullit u kanë me ia jep 50 milionë komunës të Prishtinës a?
…
Berat Lahu: Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë edhe për Badovcin
Berat Lahu: Ej mshele gojën a more vesh – A ke prezent çka tha, a ke prezent çka tha, ti je dëshmitar (Egzonit). Po sot e ki një padi (Gëzim Sveçlës). A e nive çka tha, a e nive çka tha?
Berat Lahu: Termokosin..ti je (Gëzimit) në Komision disiplinor për shpifje
Gëzim Sveçla: Se di a m’lojnë me hi me shku deri komision
Berat Lahu: Albin Kurti ke tuj e votu Badovcin a?, a je thirrë në emër të Albin Kurtit me votu Badovcin a? A je thirrë, jo duhet ty me të ardhë marre
…
Berat Lahu: Ti je i akuzum…qe ku e ka ky zotnia që e votojke Badovcin, kur ta sqaron ky në foltore… e ka negociu, e ka rrejtë në emër të Albin Kurtit për me votu – ti qeshtu ke thanë duhet me votu se po thotë kryeministri
Mos shpif, mos shpif – sqaron 50 milionëshin e Badovcit
Egzon Azemi: Interesat e kujna po i mbron
Berat Lahu: E ke hup pushtetin, e ke hup pushtetin sot bojna hajgare
Berat Lahu: A keni marrë masa ndaj tij që e ka votu, këmbimin e pronave në Badovc 50 milionë pse nuk keni marrë masa?… mos i bë presion (Edmond Azemit)