
Kandidati i LDK’së për deputet me numrin 50, Fadil Aliu, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e tij të vdekjes.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë: Politika vizionare e Atit themeltar të Republikës, Presidentit tonë Historik, Dr. Ibrahim Rugova, vendosmëria dhe urtia e tij arriti ta senzibilizojë botën mbi çështjen e Kosovës. Me dije, urti e vizion të qartë udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë dhe u bë themel i Republikës së Kosovës!
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot nderojmë e kujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e ikjes së tij në amshim.
Politika vizionare e Atit themeltar të Republikës, Presidentit tonë Historik, Dr. Ibrahim Rugova, vendosmëria dhe urtia e tij arriti ta senzibilizojë botën mbi çështjen e Kosovës.
Me dije, urti e vizion të qartë udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë dhe u bë themel i Republikës së Kosovës!
Kujtimi dhe nderimi për Atin themeltar të Republikës sonë do jet i përjetshëm!