×
  • Lajme
  • Insajderi

    50 të arrestuar, shumica policë – goditet grupi i ryshfetit në kufirin Kosovë-Shqipëri

    Insajderi
    14 March 2022 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i madh kundër kontrabandës është realizuar sot në bashkëpunim mes Inspektoratit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policorë.

    Të njëjtit dyshohen për veprën penale marrje ryshfeti.

    Siç mëson Insajderi aksioni është realizuar në pikat kufitare Qafe Morinë e Qafe Prush.

    Për aksionin komunikatë ka lëshuar edhe vet IPK.

    Siç bëhet e ditur nga komunikata për media operacioni i ka paraprirë hetimit një vjeçar nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    “Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera. IPK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, shkruhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark