Presidenti francez Francois Hollande ka njoftuar se janë 50 persona të lënduar në sulmin e mbrëmshëm në Nicë të cilët aktualisht janë duke luftuar për jetën e tyre.
Ai e ka quajtur sulmin në Nicë si të neveritshëm, dhe ka thënë se ky qytet është një nga më të bukurit në botë dhe se sulmi ka ndodhur në ditën kur po festohej liria, njofton BBC.
Ai ka thënë se përveç francezëve, në sulm e kanë humbur jetën edhe disa shtetas të huaj. Poashtu, Hollande ka thënë se aty ka edhe një numër fëmijësh të vdekur./Insajderi.com