Ka shkuar në 50 numri i të vdekurve nga sulmi në një klub të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi është një ekstremistë islamik me prindër afganë derisa vet ishte shtetas amerikan. Emri i tij është Omar Mateen, me vendbanim në Florida.
Mateen kishte me vete një jelek vetëvrasës të mbushur me armë. Sulmin e kishte kryer në orët e hershme të mëngjesit, shkruan dailymail.
Pos 50 të vdekurve, janë edhe 53 të plagosur.
Zyrtarët e FBI’së po e trajtojnë këtë sulm si akt terrorist. Mirëpo, ende nuk e kanë klasifikuar se a është akt terrori i brendshëm apo ndërkombëtar.
Sulmuesi është vrarë nga oficerët e FBI’së derisa besohet se ai mund të ketë prirje për terrorizëm bazuar në islamin radikal.