50 vjeçari që u gjetë pa shenja jete është familjar i Adem Grabovcit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    50 vjeçari që u gjetë pa shenja jete është familjar i Adem Grabovcit

    Insajderi
    02 June 2022 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhur me rastin se një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Prishtinë, Gazeta Insajderi, merr vesh nga burime të saj se viktima është familjar i Adem Grabovcit.

    Ndërsa për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, se viktima i përket moshës 50 vjeçare.

    Borovci tutje tha se mbështetur në informacionet e para, ka elemente të vetëvrasjes, por hetimet tanimë kanë nisur mbi vdekjen e tij.

    “Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark