500 dhe 200 euro gjobë ndaj dy shoferëve në Ferizaj, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    500 dhe 200 euro gjobë ndaj dy shoferëve në Ferizaj, kjo është arsyeja

    Insajderi
    16 March 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ dhe në fshatin Prelez në Ferizaj kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes’’

    Në lidhje me këtë, “policia ndaj shoferit me inicialet D.N (M/K) i moshës 65 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit , ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet H.T (M/K) i moshës 26 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë 200 euro , 2 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit,për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas policisë, të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

    “Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në apelin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark