50’shi i LDK’së: Me Abdixhikun vlera e koeficientit do të shkojë automatikisht 150 euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    50’shi i LDK’së: Me Abdixhikun vlera e koeficientit do të shkojë automatikisht 150 euro

    Insajderi
    21 January 2025 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet me numrin 50, Fadil Aliu, ka thënë se me qeverisjen e ardhshme të LDK’së vlera e koeficientit automatikisht do të shkojë 150 euro.

    Aliu ka thënë se nëpërmjet kësaj do të përmirësohet gjendja në sektorin publik dhe do të ketë efekt pozitiv zinxhiror edhe tek qytetarët.

    “Me LDK’në vlera e koeficientit do të shkojë automatikisht 150 euro. Do të përmirësohet gjendja bukur shumë. Do të bëhet një tejkalim i kësaj vështirësie në përballueshmërinë e kostos mujore që e kanë secila familje. Me rritjen e pagave vlera e koeficientit do të përmirësohët gjendja ekonomike edhe tek qytetarët”, deklaroi kandidati i LDK’së për deputet me numër 50.

    Fadil Aliu tutje tha edhe se është shprehur i zhgënjyer me qeverinë e Kurtit për pagat.

    “Diçka që kanë pritë, në fakt kam pritë edhe vet, edhe punëtorët, që kanë me u rritë pagat. Fatkqeësisht, iniciativa e qeverisë i ka zhgënjy tejmase qytetarët edhe punëtorët e administratës shtetërore, që janë mbi 80 mijë. Nuk ka mundësi me u rritë ajo. Unë mendoj që kompetencë e qeverisë është rritja e vlerës së koeficientit, që nuk e ka rritë”, tha ndër të tjera 50’shi i LDK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark