Kur prodhuesi britanik i avionëve, municioneve dhe sistemeve mbrojtëse, British Aerospace Engineering (BAE), shpalli rezultatet vjetore këtë jave, pjesa më e madhe e suksesit të kësaj kompanie bazohej në shpenzimet marramendëse te forcës ajrore të Arabisë Saudite.
Shteti i Gjirit Persik ka pranuar produktin Eurofighter Typhoon, që arrin vlerën e 1.4 miliardë dollarëve, duke e shtruar kështu prezencën e produkteve ajrore të kompanisë në Arabinë Suadite, si dhe vetë pasurinë e kësaj të fundit.
Por, nuk janë vetëm avionët e prodhuar nga Britania qe Arabia Saudite blen për të rritur kapacitetet e saja ajrore, raporton Business Insider.
Në fakt, ky shtet ka një nga forcat e sigurisë më të financuarat në Lindjen e Mesme.
Mbretëria Saudite shpenzon 25% te buxhetit të saj, ose rreth 80 miliardë dollarë, në ushtrinë e saj. Kjo i bie gati dyfishin e shpenzimeve për shëndetësi dhe zhvillim social.
Arabia Saudite ka filluar së fundmi të shfaqë fuqinë e saj, duke u përfshire në luftën në Jemen si dhe duke bashkuar forcat së bashku me Turqinë kundër presidentit sirian, Bashar Assad.
Aeroplanët të quajtur “Typhoons” të ndërtuar nga kompania britanike janë pjesë kyçe e forcave ajrore të Arabisë Saudite. Ky aeroplan është nga më të avancuarit që është bërë ndonjëherë dhe është projekt i përbashkët i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian./Insajderi.com
Po ashtu, në listën e aeroplanëve të Arabisë përfshihet edhe dhjetëra aeroplanë “F-15” nga Amerika, ndërsa edhe 80 të tjerë janë porositur së fundi.
Arabia Saudite ka më shumë se 100.000 njerëz si pjesë e Gardës Kombëtare e cila thirret në rend të parë për sigurinë kombëtare.
Sa i përket ushtrisë, Arabia Saudite ka rreth 440.000 personel aktiv në ushtrinë e saj, prej të cilëve 225.000 janë trupa ushtarake.
Ushtria ka 442 tanke M1A2, të prodhuara në Amerikë. Këto makina të fuqishme kanë mbi 1,500 kuajfuqi dhe mund të lëvizin me çfarëdo derivati. Këto po ashtu vijnë të pajisura me armë automatike.
Arabia Saudite ka rreth 82 helikopterë Apache, që janë helikoteprët më të avancuar sulmues.
Flota përbëhet prej rreth 40.000 anëtareve, aq sa ka edhe forca ajrore.
Po ashtu, ushtria ka në dispozicion edhe disa raketa të dizajnuara për gjuajtje në distance të largëta
Ushtria saudite është e pajisur me artileri të fortë, me më shumë se 750 Howitzers, që mund të gjuajnë deri në 300 kilometra largësi.