53 vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    53 vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

    Insajderi
    14 March 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orë 09:30 një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe një dokument, të humbura në rrugën ‘’Bekim Osmani’’ në Ferizaj.

    Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

    “Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet E.O (M/K) i moshës 53 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen  paratë  131.07 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së”, njofton policia.

    Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark