54-vjeçari ther me thikë 21-vjeçarin në Elbasan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    54-vjeçari ther me thikë 21-vjeçarin në Elbasan

    Insajderi
    09 October 2022 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 21-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi P. R. 54 vjeç, i cili është vënë në pranga.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

    “Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

    Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark