Ju mund t’i shihni librat teksa qajnë, qeshin apo mendojnë. Ju mund t’i pyesni ata çka të doni dhe ata do t’iu përgjigjen prej së vërteti.
Kjo është një librari, ku mund të huazoni libra që janë njerëz.
Kjo është ngritur vetëm si një bibliotekë normale: Ju shikoni një “libër” në një temë të caktuar dhe të keni një sasi të caktuar të kohës me të. Vetëm në “Human Library”, libri është gjithashtu, një njeri.
Njerëzit aty dalin vullnetarë për t’u bërë “libra” të tregojnë përvojat e tyre hapur, zakonisht në çështjet që njerëzit kanë tendencë që të diskutohen. “Lexuesit” janë të inkurajuar që të bëjnë pyetje lirisht, dhe ata do të marrin përgjigje të sinqerta në kthim.
Huazoni një person me autizëm.
Me çdo të 68-in fëmijë të diagnostifikuar me autizëm, ju mund ta merrni një të tillë vet dhe të mësoni më shumë rreth tyre.
Huazoni dikë me modifikime në trup.
Nëse keni menduar se si munden njerëzit të vënë vathë apo tatuazh në trupin e tyre këtu keni mundësi që të mos e gjykoni një “libër” vetëm nga kopertina por ta pyesni më shumë.
Huazoni një refugjatë dhe dëgjoni historitë e tyre.
Huazoni dikë që është transvestit.
Huazoni një të pastrehë. Doni të dëgjoni histori të dhimbshme, merreni një të pastrehë dhe dëgjoni historitë e tyre.
Huazoni dikë që është i verbër.
Edhe pse është i verbër nuk do të thotë që nuk ka histori për të treguar.
Huazoni dikë që është mbi peshë.
Shoqëria ka dëshirë të gjykojë njerëzit nga përmasat. Merreni një njeri në mbipeshë dhe thyeni këto barriera.