×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    56 vjeçarit nga Prizreni i gjenden 15 monedha floriri në Morinë

    Insajderi
    15 October 2024 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 56-vjeçar nga Prizreni, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. A., është proceduar penalisht në Morinë pasi tentoi të fuste në Shqipëri 15 monedha floriri pa i deklaruar.

    Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”, të drejtuar nga F. A., policia gjeti dhe sekuestroi monedhat floriri, të cilat po tentoheshin të futeshin në Shqipëri në shkelje të ligjeve në fuqi, shkruan A2.

    Pas përfundimit të procedurave të para, materialet iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

    “Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar F. A., 56 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark