
Da Vinçi besohej se kishte bërë skulptura, duke përfshirë një kalë gjigant, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar deri më tani.
Virgjëresha me një fëmijë të qeshur është një përjashtim i mrekullueshëm, sipas kuratorëve të ekspozitës “Verocio: Mësuesi i Leonardit” në Pallatin Stroci, ku ajo është ekspozuar. Besohet të ketë origjinën rreth vitit 1472, kur artisti i famshëm ishte 19 ose 20-vjeç dhe ishte student i artistit fiorentin Andree del Veroki, shkruan Guardian.
Ky zbulim ishte veçanërisht i interesuar në Britaninë e Madhe, pasi skulptura i takon Muzeut Victoria dhe Albert që nga viti 1858, por për shumë kohë i është përshkruar artistit tjetër, Antonio Roselino.
Francesco Cagliotti, i cili drejton një hulumtim të ri, pohon se detaje të tilla si buzëqeshja, mund të jetë e lidhur me punën e Da Vinçit dhe se drejtori i Muzeut britanik John Pope-Henness nuk kishte prova të mjaftueshme për të shpallur skulpturën si vepër të Roselinos.
Carmen Bambah nga muzeu Metropoliten në Nju Jork po ashtu ka konfirmuar se skulptura e madhësisë rreth 50 centimetra është vepër e Da Vinçit.
Ata argumentojnë se në dy detaje kyçe shihet dëshmi për këtë pretendim. E para është një pëlhurë e ngjashme me ato të vizatimeve që Leonardo bëri gjatë asaj periudhe. E dyta është një buzëqeshje në fytyrën e Jezuit, një detaj i gjallë që shihet edhe në vizatime, edhe pse paraqitja në shekullin 15 e Krishtit të buzëqeshur nuk ishin vetëm radikale, por edhe blasfemi, shkruan Guardian.
Da Vinçi në shënimet e tij shkruan se si i ri ai kishte pasur probleme për shkak të shfaqjes së fëmijës Krisht, i cili mund të lidhet me këtë skulpturë.
Zyrtarët e Muzeut Victoria dhe Albert thanë me kujdes se skulptura për herë të parë iu përshkrua Da Vinçit në vitin 1899 dhe se studimi i profesorit Cagliotti rihap një diskutim të autorësisë, transmeton KP./ Insajderi.com