Ardian Olluri, kandidat për deputet nga radhët e LDK’së me numrin 58, ka qëndruar sot në fshatin Brust të Lipjanit.
Olluri ka falënderuar banorët për mikpritjen e ngrohtë.
“Një falënderim i veçantë për banorët e Brusit për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e fuqishme që na dhatë. Takimi me ju ishte i jashtëzakonshëm dhe na motivon edhe më shumë për të vazhduar përpara. Jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe për angazhimin e treguar sot – faleminderit të gjithëve”, u shpreh 58-shi i LDK’së.