Anëtari i AAK-së: Kosova nuk ka nevojë për kaq shumë kisha dhe xhami – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i AAK-së: Kosova nuk ka nevojë për kaq shumë kisha dhe xhami

    Insajderi
    12 October 2016 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar për ndërtimin e Kishës Katolike në Llapushnik.

    Ai ka shprehur shqetësimin e tij për rëndësinë që prijësit fetarë po i japin ndërtimit të objekteve, dhe jo ndërtimit të njeriut.

    Anëtari i kryesisë së AAK’së, i cili i takon besimit katolik, ka thënë se ndërtimi i Kishës Katolike në Llapushnik, dhe i të gjitha objekteve të tjera fetare, të cilat po ndërtohen për qëllime të ndryshme, ndikojnë në identitetin laik që populli ynë ka.

    Berisha ka thënë se ndërtimi i objekteve fetare, të të gjitha religjioneve, duhet të bëhet sipas mesatares së shfrytëzimit të besimtarëve.

    Ndërtimi i kishave dhe i xhamive është kthyer në një garë të çuditshme, e cila dëmton shtetin, dhe besimtarët në veçanti, është shprehur Berisha. Imamët dhe priftërinjtë nuk interesohen për numrin e besimtarëve, por për vendet më strategjike të cilat bien më shumë në sy, ka thënë Berisha në “Komiteti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark